Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Karolinën e Veriut në SHBA të martën, ku 18-vjeçari Matthew Bernard akuzohet se masakroi të ëmën, motrën e fëmijën e saj dhe u përpoq të arratisej tërësisht nudo.

Pas një telefonate, forcat e policisë mbërritën në Virginia ku gjetën të vrarë para shtëpisë një grua. Në shtëpi ata gjetën dy trupa të tjerë të pajetë, të një gruaje dhe fëmijës së saj. Dy prej viktimave ishin bashkëshortja dhe fëmija i një bejzbollisti, ndërsa “ESPN” raportoi se Bernard ishte përkatësisht vëllai dhe daja i tyre.

7 shkolla në zonë u mbyllën teksa autoritetet u kërkuan banorëve të tregoheshin vigjilentë dhe të telefononin policisë nëse shikonin autorin, i cili sipas tyre ishte i armatosur dhe “shumë i rrezikshëm”.

Në harkun kohor të pak orëve, autoritetet arritën të lokalizonin të riun e akuzuar për tri vrasje.

Në videon e filmuar nga një televizion lokal në Virginia shihet 18-vjeçari, komplet lakuriq, i cili fillimisht ndjek nga pas një oficer policie, e pasi ky i fundit e sulmon me spraj, agresori i mësyn reporterit që po filmonte.

Video shkëputet dhe agresori shihet tek kap nga fyti një kujdestar kishe, ndërsa pas ndërhyrjes së policit ia mbath në përpjekje për t’u arratisur, por kapet nga përforcime të tjera të policisë, të mbështetur edhe nga një qen i specializuar. /tvklan.al