Sefedin Zenellari vetëvritet një ditë pas ngjarjes

Një ditë pas vrasjes së Gramoz Nakos në lagjen 7 në Korçë, policia gjeti të vetëvrarë kunatin e tij Sefedin Zenellari. Këtë të martë, 71-vjeçari do të shoqërohej për ngjarjen pasi ishte i dyshuari kryesor si autor i krimit.

Policia do të presë ekspertizën për të mësuar nëse vetëvrasja e Zenellarit është kryer me të njëjtën armë që ai vrau kunatin e tij. Hetimet janë përqëndruar në pistën e grabitjes. 57-vjeçari Gramoz Nako kishte pak kohë që ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara.

Të hënën, Zenallari i kishte shkuar në shtëpi burrit të motrës së tij dhe pas një sherri e kishte qëlluar 3 herë me pistoletë. Në kanatjeren e viktimës u gjetën shenja të grisurash çka tregon se më herët ka patur një përleshje mes tyre.

Nisur nga deklarimet e familjareve të Nakos, mësohet se pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, mungonte shuma prej 13 mijë Euro, që dyshohet se është grabitur nga 71-vjeçari Zenellari. Ky i fundit njihej në qytet si njeri i mbyllur, sidomos pas divorcit.

Qytetarja: E njoh si komshi këtu, por unë nuk dal sepse rri shtrirë se jam me diabet.

Gazetarja: Po me kë jetonte ky?

Qytetarja: Vetëm.

Gazetarja: Po gruan fëmijët ku i kishte?

Qytetarja: Nuk di gjë.

Gazetarja: Ishte person i qetë?

Qytetarja: Po ai pa grua unë pa burrë, unë me hallet e mia ai me hallet e veta…

Gazetarja: Nuk kishit dëgjuar për ndonjë konflikt?

Qytetarja: Jo.

Sefedin Zenellari, ishte baba i dy fëmijëve, por prej kohësh jetonte i vetëm pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Tv Klan