Arsen Wenger do të jetë trajner i Arsenalit edhe për 2 vite të tjerë. Klubi londinez zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes të përmendur në media më parë.

Një vendim ky që mund të irritojë tifozët të cilët kërkonin largimin e francezit që drejton Arsenalin prej vitit 1996. Ecuria e ekipit vitet e fundit lë për dëshiruar, madje dështoi të kualifikohej në Champions Ligë për sezonin e ardhshëm. Kupa e Federatës e fituar ndaj Çelsi shikohet si shumë pak për një ekip si Arsenali.

 Tv Klan