Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka falenderon të gjithë ata që e mbështetën Shqipërinë, e cila këtë të premte u zgjodh anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit në OKB.

“Është zyrtare! Shqipëria është në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për vitin 2022-2023! Një oportunitet historik, një arritje e mrekullueshme për diplomacinë shqiptare. Mirënjohëse për gjithë mbështetjen”, shkruajti ajo në një postim në Twitter.

Për të siguruar mbështetjen e nevojshme, Xhaçka zhvilloi ditët e fundit një sërë takimesh në New York.

Ajo u prit nga përfaqësuesit e përhershëm të 5 vendeve anëtare me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, por edhe me përfaqësues të vendeve të tjera. Xhaçka i njohu ata me prioritetet e Shqipërisë pas marrjes së këtij vendi./tvklan.al