Sot në emisionin “Xing me Ermalin” ishte e ftuar aktorja simpatike Olta Gixhari. Të qeshurat nuk munguan në asnjë moment, qëkur aktorja hyri në skenën e “Xing”. Batutat mes saj dhe Ermalit ishin të pafundme, duke e argëtuar publikun dhe teleshikuesit pa masë.

Aktorja ka zbuluar edhe një suprizë për publikun, duke treguar se do të pjesë e jurisë së spektaklit “Your Face Sounds Familiar”, që transmetohet në Televizionin Klan.

Gixhari zgjodhi që intervistën e saj në “Xing me Ermalin” ta bënte pa pantallona…

Ermal Mamaqi: Ç’lloj femre je ti? Je nga ato femra që po t’u hapësh derën ta marrin për ofendim? Apo je ajo princesha e babit që s’flet me njeri?

Olta Gixhari: Po të ma hapin derën nuk mërzitem fare. Jam edhe kështu ndonjëherë. Ja shkoj i takoj çdo fundjavë në shtëpi.

1

Ermal Mamaqi: Olta, ti jeton vetëm?

Olta Gixhari: Po, unë vetëm kam jetuar gjithë jetës. Nuk kam jetuar kurrë as me shoqe në shtëpi as me mashkull.

Ermal Mamaqi: Olta ti je single?

Olta Gixhari: Po pra po se më çmende. Kam shumë kohë, më shumë se një vit.

3

Ermal Mamaqi: Andej nga teatri ç’bëhet? Si quhet vepra e fundit? Ti kishe disa skena të nxehta aty.

Olta Gixhari: Po ja i ndaluam disa, për shkak të të ftohtit. Opera për tri groshë. Ishte një puthje e vogël me Arben Derhemin.

Ermal Mamaqi: A merr ndonjë lekë tek “You Face Sounds Familiar”, meqë do jesh pjesë e jurisë?

4

Olta Gixhari: Ai është një spektakël i qëndisur mirë dhe gjithçka është shumë e bukur, përpos parave.

Ermal Mamaqi: Ti je aktore e brendshme apo e jashtme në teatër? Do ikësh nga këtu?

5

Olta Gixhari: E brendshme. Nuk kam dëshirë të rri më këtu. Shqipëria është bërë shumë e bukur vitet e fundit por nuk ka më asnjë mundësi, gjërat po ngushtohen./tvklan.al