Pritet opinioni për kompetencat e Metës

Komisioni Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias për të marrë një opinion, lidhur me nismën e maxhorancës për Ilir Metën. Në shkresën që kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i drejton Presidentit Giani Bukikio, janë 8 pyetje për të cilat kërkohet një opinion i specializuar dhe urgjent.

Komisioni Hetimor ka zhvilluar vetëm 3 mbledhje, ku veç Komisionit të Venecias është kërkuar dhe asistenca e ekspertëve ndërkombëtarë. Mandati i Komisionit, që u ngrit në datën 8 Korrik, është 3 muaj dhe në përfundim do t’i dërgohet një raport për votim parlamentit, i cili për t’u miratuar kërkon 93 vota.

Në fund është Gjykata Kushtetuese që ka fjalën e fundit dhe vendos nëse do t’i ndërpritet mandati kreut të shtetit, apo do të qëndrojë në zyrën e tij deri në Korrik të 2022.

Tv Klan