“Do të jetë opsioni i fundit, por vendimi i takon Shkupit”

Euroambasadori Samuel Zhbogar, pas takimit me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati, duke iu përgjigjur thirrjes së Kryeministrit Zoran Zaev, që BE-ja të ndihmojë në procesin e reformave në gjyqësor, theksoi se gjyqësori në RMV nuk është në gjendje shumë të keqe dhe për momentin nuk sheh nevojë për veting të gjykatësve dhe prokurorëve.

“Pozita jonë për vetingun është e qartë. Mendoj se ne preferojmë që të shfrytëzohen elemente tjera që të përmirësohet gjyqësori, i cili në fund të fundit dhe nuk është në situatë shumë të keqe në vend. Ka shumë mënyra që të përmirësohet gjyqësori. Gjithsesi ne mund të japim mbështetje, njëri ndër projektet është ndjekja e rasteve të korrupsionit të lartë në gjykata dhe atë do ta bëjmë vitin e ardhshëm dhe mendoj se ajo do të ndihmojë që të përmirësohet situata. Vetingu gjithmonë është opsioni i fundit dhe për veting duhet që të përmirësohen disa kushte, si konsensus nga të gjitha partitë politike. Për momentin nuk shohim nevojë për atë. Megjithatë vendimi është gjithmonë i vendit”.

Zaev, më 1 Dhjetor nëpërmjet një video ftoi Komisionin për Antikorrupsion që të fillojë me procedurën e kontrollit të pronës së gjykatësve dhe prokurorëve dhe të konstatojë konflikte të interesave.

Tv Klan