Bota është e mbushur me mistere dhe krijesa të mahnitshme. Teksa shumë mund të besojnë se kanë parë pjesën më të madhe të qenieve të gjalla në planet, të paktën në tokë, shumë prej specieve nëpër glob janë ende të panjohura dhe të pa kategorizuara.

Vetëm në 2015 – ën, të paktën 163 specie të reja u zbuluan në biodiversitetin e rajonit Greater Mekong, një pjesë e Azisë Juglindore, ku bëjnë pjesë vende si Kamboxhia, Laos, Myanmar, Tailanda e Vietnami.

Të dhënat bëhen të ditura nga një raport i publikuar sëfundmi nga World Wildlife Fund.

snake

Pjesë e kësaj pasurie biologjike është edhe gjarpëri me kokën ylber, e hardhuca me pamje dragoi.

Me një paternë unike të kokës së tij, e cila është e përbërë me ngjyra e nuance të ndryshme, ky gjarpër është një specie e re, pjesë e një familje të re të quajtur Parafimbrios./tvklan.al