Mbi 50 trupa të pajetë u gjendën në një varr masiv në qytetin Khan Younis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Duke cituar Mbrojtjen Civile, Al-Jazeera thotë se bëhet fjalë për 50 palestinezë të grupmoshave të ndryshme, mes të cilëve gra e fëmijë, të cilët pasi janë vrarë nga ushtria izraelite janë hedhur në një varr masiv brenda kompleksit të spitalit Naser në Khan Younis.

Mahmoud Basal, zëdhënës i Mbrojtjes Civile, i tha Al-Jazeera se ka shumë palestinezë të vrarë që ndodhen në varre masive dhe se ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të pajetë.

Sipas Al-Jazeera, bëhet fjalë për rreth 2000 palestinezë që janë zhdukur pas tërheqjes së forcave izraelite nga disa zona në Gaza. Ushtria izraelite njoftoi tërheqjen e saj nga Khan Younis më 7 prill pas katër muajsh të një operacioni tokësor që synonte të merrte pengjet izraelite të mbajtur nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas.

Tv Klan