Dy kandidatët më të vjetër që kanë kandiduar ndonjëherë për President të SHBA-së takohen më 27 Qershor për një debat televiziv ndryshe nga të tjerët. 

Ftesa e bërë nga televizioni CNN është pranuar nga demokrati, ekipi elektoral i të cilit konfirmoi pjesëmarrjen në debatin presidencal. Sipas shumë analistëve debate shihet si një debat që do ketë më shumë akuza sesa diskutime politike midis presidentit demokrat dhe sfiduesit të tij republikan.

Të dy kandidatët mund të përballen me pyetje sesa mirë kanë kryer detyrat e tyre në krahasim me kandidatët e mëparshëm presidencialë. Trump pretendon se Biden është fizikisht dhe mendërisht i papërshtatshëm për postin, ndërsa Biden e ka quajtur paraardhësin e tij një rrezik për normat demokratike.

Kandidati republikan është dy pikë mbrapa presidentit Biden në sondazhin e fundit të zgjedhjeve presidenciale amerikane nga Fox News, hera e parë që Biden kryeson në një sondazh të Fox që nga tetori. Biden tani qëndron në 50 për qind, ndërsa Trump aktualisht është në sondazh me 48 për qind. Sipas analistëve një ndikim mund të ketë patur edhe dënimi i tij i fundit për akuzën e skemës së parave që blenë heshtjen e ish-yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels.

Demokratët theksojnë rolin e Trump në sulmin e 6 janarit 2021 mbi Kapitolin e SHBA nga mbështetësit e tij, përpjekjet e tij të tjera për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 dhe dënimin e tij më 30 maj. Fushata e Bidenit propozoi që debatet mes tij dhe kandidatit republikan të organizohen drejtpërdrejt nga mediat, dhe që debati i dytë të mbahet në shtator.

Deri më tani nga fushata ish-presidenti amerikan ka mbledhur 116 milionë dollarë fonde, më shumë se dyfishi i asaj që kishte një muaj më parë, ndërsa fushata e Biden ka mbledhur rreth 91 milionë dollarë. Nga ana tjetër një sondazh i realizuar nga Fox News tregon se ish-presidenti amerikan Donald Trump mbetet mbrapa Joe Biden.

Klan News