Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenksi e konsideron të njëjtë nivelin e kërcënimit që i kanoset sovrantetit të vendit të tij nga Rusia, me atë të Izraelit nga Irani. Në një videomesazh, Zelenski kërkon që aleatët të bëhen bashkë për të mbrojtur Ukrainën nga Rusia, ashtu siç ishin me Izraelin kur u sulmua nga Irani.  

“Qiejt europianë mund të ishin mbrojtur prej kohësh po aq mirë, nëse Ukraina do të kishte marrë mbështetje të plotë nga partnerët për të shkatërruar dronët dhe raketat. Terrori duhet të mposhtet kudo, plotësisht”.

Trupat dhe armatimet amerikane në rajon, luajtën një rol të rëndësishëm në shkatërrimin e 300 dronëve dhe raketave të hedhura nga Irani drejt Izraelit, natën mes të Shtunës dhe të Dielës.

Republikanët amerikanë janë kundër ndihmës ushtarake ndaj Ukrainës, me vlerë 60 miliardë dollarë, pasi sipas tyre është e kushtueshme. Mbështetja financiare nga perëndimi kërkohet prej muajsh nga Zelenski, pa të cilën sipas tij, Ukraina rrezikon të humbë një herë e përgjithmonë betejën kundër rusëve.

Tv Klan