Mijëra izraelitë protestuan në Tel Aviv dhe qytete të tjera izraelite që qeveria të bëjë një marrëveshje për të liruar pengjet që ende mbahen nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Protestuesit kërkojnë që kryeministri Benjamin Netanyahu t’i japë fund luftës në enklavën e rrethuar dhe të shkatërruar. Vetëm kështu mund të shkëmbehen pengjet me të burgosurit palestinezë që mbahen në burgjet izraelite. Sipas disa mediave izraelite, protesta e së shtunës ishte më e madhja që nga fillimi i konfliktit të armatosur.

Pavarësisht protestave të rregullta që mbahen në sheshet e Tel Avivit sondazhet tregojnë mbështetje në mesin e publikut për vazhdimin e luftës kundër Hamasit.

Sondazhet dhe protestat tregojnë përçarjen në shoqërinë izraelite. Vdekja e tetë ushtarëve gjatë së shtunës mund të komplikojë situatën politike me të cilën përballet kryeministri, një javë pasi ministri Benny Gantz u largua nga qeveria. AI e akuzoi Netanyahun se nuk kishte strategji të duhur për Gazën.

Pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar për një armëpushim, një marrëveshje për ndalimin e luftimeve duket ende e largët. Janë bërë më shumë se tetë muaj që nga fillimi i luftës në tetor të vitit të kaluar.

Klan News