Raportim Live
2:41, 12 Maj 2025

PD fitoi kutinë e parë të kryeqytetit, por vijimi i numërimit solli epërsinë e socialistëve.

Si po lëviz rezultati në Tiranë dhe në të gjitha qarqet e Shqipërisë?

Klikoni zgjedhje.tvklan.al për të mësuar rezultatet më të fundit!

2:32, 12 Maj 2025

Numërohen zarfat e parë të diasporës, cila parti prin

Ka nisur edhe numërimi i zarfave të ardhura nga diaspora. Më konkretisht janë numëruar 261 zarfa të ardhura në Qarkun e Kukësit.

196 bashkatdhetarë kanë votuar për PD-në dhe 52 për Partinë Socialiste. 7 vota i kanë shkuar Nismës Shqipëria Bëhet dhe nga dy Mundësisë dhe PSD-së.

Koalicionit Euroatlantik i ka shkuar 1 votë.

download app
2:24, 12 Maj 2025

Është numëruar kutia e parë e votimit në qarkun Dibër, konkretisht në Peshkopi.

73 vota PS
32 vota PD
9 vota PSD

2:17, 12 Maj 2025

Ka nisur procesi i numërimit në KZAZ-të e qarkut Elbasanit, siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme:

2:11, 12 Maj 2025

“Votat e Greqisë të lihen mënjanë”, KQZ merr vendimin

Pas një kërkese të PD dhe konkretisht të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka sa u përket votave të diasporës, KQZ ka dalë me një vendim.

Flamur Noka kërkoi që zarfet që vinin nga shteti fqinj të lihen në mënyrë të veçantë, pasi pretendohet se ato janë me parregullsi.

Gazetari i Klan News, Enkel Xhangolli thotë se Komisioni i Zgjedhjeve edhe pse pati një ngërç ndaj shqyrtimit të këtij rasti vendosi që në momentin që konstatohet një votë e Greqisë të lihet mënjanë… Lexo më shumë

1:59, 12 Maj 2025

Numërohen 3 kuti votimi në Himarë, kryeson PS-ja

Janë numëruar 3 kuti votimi në Himarë. Sipas rezultateve të deritanishme, PS ka marrë numrin më të madh të votave, ndjekur nga PD dhe Nisma Shqipëria Bëhet.

Kutia e parë

Kryeson Partia Socialiste me 74 vota.

Partia Demokratike 50 vota

Nisma Shqipëria Bëhet 5 vota

Lëvizja Bashkë 1 votë

Lexo më shumë

1:56, 12 Maj 2025

Qarqet ndezin “motorët” për numërimin e votave, cila parti udhëheq

Vijon numërimi pothuajse në të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në Durrës dhe Vlorë nuk ka nisur ende procesi.

PS kryeson në 7 nga 10 qarqet që po numërohen. PD udhëheq në 3 prej tyre.

Megjithatë jemi në nisje të procesit të numërimit dhe këto janë vetëm rezultatet e para.

Sa i përket rezultateve ju e dini ku t’i gjeni në kohë reale. Vetëm zgjedhje.tvklan.al ju tregon se si kanë votuar shqiptarët më 11 Maj… Lexo më shumë

1:23, 12 Maj 2025

Berisha largohet nga selia pas mesnate

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lënë selinë blu pas rreth orës 01:00 pas mesnate.

Ai është larguar bashkë me përfaqësuesit e fushatës elektorale, përfaqësuesit e Chris LaCivita. Në seli ndodhen vetëm përfaqësues të shtabeve elektorale që po ndjekin procesin e numërimit.

Gjatë qëndrimit në seli, Berisha ka pasur takime intensive me disa prej përfaqësuesve të PD në terren që i raportonin rreth ecurisë së mbarëvajtjes së procesit… Lexo më shumë

1:17, 12 Maj 2025

Balluku monitoron numërimin në Lushnje, debat me komisionerin

Ka nisur numërimi në Lushnje, Mallakastër dhe Patos. Për të monitoruar nga afër procesin e numërimit në Lushnje është edhe ministrja e njëkohësisht drejtuesja e PS-së në qarkun Fier Belinda Balluku.

Siç raporton gazetari Merin Maçi ka pasur një debat verbal mes Ballukut dhe komisionerit pikërisht për procesin e numërimit.

1:01, 12 Maj 2025

Numërohet kutia e parë në Tiranë, e merr PD-ja

PD-ja, për momentin ka ngjyrosur me blu hartën, ndoshta më kryesore të vendit, atë të Tiranës.

Në kryeqytet është mbyllur së numëruari kutia e parë. Ajo i takon selisë blu që ka marrë 123 vota. Ndërkohë Partia Socialiste, ka marrë 91 vota.

Mundësia e Agron Shehaj vjen e treta me 18 vota. E pason Nisma Shqipëria Bëhet me 12 vota, Koalicioni Euroatlantik dhe PSD ndajnë bashkë nga 10 vota. Lëvizja Bashkë ka marrë 5 vota ndërsa Djathtas për Zhvillim 2 vota… Lexo më shumë

19:45, 11 Maj 2025

Zgjedhjet 2025 | Maratona e numërimit të votave, mësoni rezultatet e fundit