Fitorja 3-0 e Real Madrid ndaj Eibar nuk e shmangu vëmendjen ndaj sulmuesit Cristiano Ronaldo që nuk po gjen ende formën e tij më të mirë, të paktën në shënimin e golave.

Portugezi e ka tundur rrjetën vetëm një herë këtë sezon të La Liga. Pritshmëritë ndaj tij janë venitur kur mendohet se sezonin e shkuar realizoi 42 herë. Megjithatë trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, ka mbështetur 32-vjeçarin, që gjithsesi në Champions nuk i ka munguar goli.

 Nuk është e nevojshme të shqetësohemi nëse Cristiano nuk shënon, e rëndësishme është të krijojmë raste. Cristiano është lojtari më i mirë i brezit të tij. ai do të bëjë diferencën në ndeshje kyçe. Golat do të vijnë.

Fitorja ndaj Eibar, e çoi Madridin sërish në distancën e 5 pikëve nga kryesuesit, Barcelona.  Dhe një nga vendi i dytë Valencia./Tv Klan