Një zjarr që ka përfshirë malin e Taraboshit në Shkodër vazhdon prej disa orësh. Deri tani mësohet se është shkrumbuar një sipërfaqe e konsiderueshme me pyje dhe kullota.

Pranë banesave janë pozicionuar forcat zjarrfikëse për të shmangur djegien e shtëpive, ndërkohë që efektivëve të Forcave të Armatosura iu desh të ecnin 6-7 km në këmbë dhe në një terren të vështirë.

Tv Klan