E kemi parë si Duca di Mantova te Rigoletto, Alfredo te Traviata, Don Jose te Carmen, së fundmi si Rodolfo te La Boheme,e në veshjen e shumë karaktereve të operave që përbëjnë historinë e kësaj gjinie të artit skenik klasik.

Në 30 Maj do ta shohim si Armaldo Kllogjeri. 15 vitet si tenor në skenën kombëtare të operas dhe baletit dhe përtej saj, kryesisht në Itali, do të përmblidhen në një koncert të vetëm në qiell të hapur, tek amfiteatri.

Programi me korale shqiptare, këngë napolitane dhe arie e veçanërisht “E lucevan le stelle” nga opera Tosca, me të cilën Armaldo Kllogjeri mori çmime e nisi karrierën e tij jashtë Shqipërisë, do të ekzekutohet nga ata që e njohin më mirë tenorin, orkestra e operas dhe baletit.

Deri tani folëm për pjesën e bukur të koncertit, atë që i ofrohet publikut, në pas skenë çfarë ndodh?

Tv Klan