Rritet sërish numri i pacientëve në spitale

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është rritur numri i personave të prekur me Covid-19 dhe është ulur numri i të shëruarve. Pas 852 testimeve të kryera rezultuan pozitivë 151 qytetarë, ndërsa betejen me virusin e fituan 45 vetë.

“39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë, 14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan, nga 5 raste në Krujë, Mirditë, 4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër, 2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos”.

Në krahasim me një ditë më parë, në 214 orët e fundit është regjistruar vetëm një humbje jete.

“Një qytetare 61-vjeçare nga Korça ka humbur jetën”.

Numri i të shtruarve që kërkojnë një trajtim të specializuar mjekësor në dy spitalet Covid ka pësuar sërish rritje.

“Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”.

Tv Klan