Vajza nga Drenasi me të cilën u abuzua seksualisht për 2 vjet me radhë nga profesori dhe më pas nga oficeri i policisë rrëfeu për mediat në Kosovë historinë e saj tragjike. Në një intervistë për Insajderin ajo tregon se si në moshën 16-vjeçare, u dorëzua pas presionit të vazhdueshëm të profesorit në rrjetet sociale.

“ Te stadiumi Rexhep Rexhepi ishte marrëdhënia e pare seksuale, ishte natë, në veturën e tij. Pastaj kemi shkau nëpër hotele. Gazetari: Po pastaj – Pastaj m’kishte lenë shtatzëne, pastaj m’ka jep kokërr me pi, profesori”.

Pasi vendosi më në fund të denonconte profesorin përdhunues, e mitura ra në duart e një tjetër monstre, oficerit Vesel Veseli.

“Ka qenë Vesel Veseli ku kam dhënë deklaratë. Vesel Veseli më ngacmonte, thoshte se nuk paska pas faj profesori. Gazetari: Atë natë ta ka marrë numrin e telefonit? – Tha a po ma jep nr apo për 2 minuta ta gjej. M’ka shty me kërcënime me shantazhe me dalë. Thojte ti e di çka jam unë. Më ka thënë se nëse nuk del me mu, kam me t’myt”.

Akoma më i rëndë është  momenti kur ajo rrëfen sesi Veseli kishte paguar 230 Euro në një klinikë në Prishtinë që ajo të abortonte shtatzëninë e dytë të padëshiruar.

Tv Klan