15 në terapi intensive, 5 të intubuar

Rritet sërish numri i të shtruarve si pasojë e infektimit me covid. Sipas burimeve zyrtare sot në dy spitalet covid po trajtohen 175 pacientë, prej të cilëve 15 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

Në dy spitalet covid  atë në shërbimin Infektiv dhe në spitalin Shfeqet Ndroqi po marrin shërbim të specializuar  edhe dhjetra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Po ashtu nën kujdes mjekësor janë edhe disa paciente të cilët rezultojnë negativ me teste por kanë simptomat klinike të sëmundjes.

Tv Klan