Dy janë akuzat që rëndojnë mbi Saimir Meçanin, përdhunim dhe dhunë në familje. 36-vjeçari u vendos në pranga pas denoncimit të familjarëve, për dhunimin dhe përdhunimin e gjyshes së tij 89-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi fshatin Grabjan të Divjakës. Fillimisht policia ngriti akuzën e dhunimit ndaj Meçanit, por këtë të hënë autoritetet thanë se ndaj 36-vjeçarit tashmë rëndon edhe akuza e përdhunimit. Të dielën e moshuara iu nënshtrua ekzaminimeve mjeko-ligjore, që vërtetuan abuzimin ndaj saj.

Saimir Meçani ishte në gjendje të dehur kur u arrestua nga policia. Ai rezulton i arrestuar e dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, në Greqi./tvklan.al