Banorët e pastrehë mes çadrave dhe hoteleve

Toka është qetësuar nga lëkundjet, por gjurmët e tërmetit të 26 Nëntorit, dy muaj më pas mbeten të dukshme në Durrës. Në qytet sheh ende objekte të dëmtuara rëndë.

2387 persona jetojnë në çadra dimërore, e mbi 1200 persona nga 3000 që u strehuan në Dhjetor, qëndrojnë në hotele.

Bonusin e qirasë ende nuk e kanë marrë, por edhe nëse ndodh, banorët thonë se nuk e shohin si zgjidhje për të gjetur një vendstrehim të përkohshëm.

Në Bashkinë e Durrësit thonë se nga listat paraprake me 3863 emra, 2200 prej tyre kanë kaluar për likujdim në drejtorinë ekonomike.

Bashkia ka miratuar 40 leje të përshpejtuara për riparimin e objekteve si dhe 11  të tjera për ndërtesa shërbimi, si hotele, call-center etj. Në terren, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ende vijon  punën për shembjen e objekteve në zonat e prekura dhe për pastrimin e inerteve.

Tv Klan