Të pakën 23 persona mbetën të vrarë ndërsa me dhjetëra u plagosën pasi mbikalimi i një metroje u rrëzua nga Mexico City, gjatë kohës që mbi të po kalonte një tren.

Disa vagonë ranë në tokë duke zënë poshtë të paktën një makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të vona të së hënës. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikëset vijojë kërkimet për të mbijetuar.

Kryebashkiakja e Mexico City, Claudia Sheinbaum konfirmoi vdekjen e të paktën 23 personave, pasi mbërriti në vendin ku ndodhi aksidenti për të qenë prezente gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Autoritetet lokale thanë se të plagosur kanë mbetur të paktën 65 persona.

Frika që numri i të vdekurve mund të rritet është e madhe, pasi shumë njerëz dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja.

“Dëgjuam një zhurmë të fortë dhe gjithçka ra”, tregoi Mariana, një 26-vjeçare e cila i shpëtoi aksidentit. “Në vagon kishte shumë njerëz, që po rrinin në këmbë e ulur”, shtoi ajo, duke treguar se kishte goditur me kokë tavanin.

Metroja e Mexico City është një prej sistemeve më të mëdha të tranzitit të shpejtë në botë. Janë me miliona pasagjerë që kalojnë në to çdo ditë. Linja 12, ku ndodhi ngjarja ishte më e reja që iu shtuar kryeqytetin meksikan në 2012-n./tvklan.al