Sot bëhen plot 20 vjet nga sulmi terrorist mbi kullat binjake në 11 Shtator të 2001-shit, në zemër të New York-ut. Disa terroristë morën peng katër avionë dhe fluturuan duke goditur disa pika të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara.

Dy avionë u përplasën në dy kullat e Qendrës Tregtare Botërore, njëri në muret e Pentagonit ndërsa një i katërt u përplas në tokë, pas përleshjes heroike të pasagjerëve me terroristët, të cilët rrëzuan avionin.

Nga sulmet, gjetën vdekjen rreth 3 mijë vetë. 184 persona u vranë në Pentagon atë ditë përfshirë 59 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të avionit që u përplas dhe 125 persona brenda kompleksit.

Sipas dëshmive të mëvonshme, sulmi ishte drejtuar për në Shtëpinë e Bardhë, por shkaktoi një tragjedi akoma dhe më të madhe, që vijon të mbahet mend si një nga sulmet më të mëdha në historinë e Amerikës.

Në një video të publikuar në prag të 20 vjetorit, ai bëri homazhe për 2,977 njerëzit që humbën jetën.

“Ne nderojmë të gjithë ata që rrezikuan dhe dhanë jetën në minuta, orë, muaj dhe vite më pas,” shtoi Biden, duke folur për punonjësit e urgjencës që iu përgjigjën sulmeve.

Ngjarjet përkujtimore pritet të zhvillohen gjatë ditës së sotme.

Klan News