Policia kufitare e Kakavijes ka goditur një rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 3.5 kg kokainë janë sekuestruar nga autoritetet shqiptare. Droga po transportohej me një automjet Mercedes-Benz me targa AA 216 TF që drejtohej nga 46-vjeçari Selim Lazaj nga Fieri.

Kokaina ishte e fshehur në baterinë e makinës e ndarë në dy pako të mbështjella me letër natriban.

Në përfundim të veprimeve të kryera u bë arrestimi në flagrancë i Selim Lazajt për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

/tvklan.al