Me rifillimin e kërkimeve mëngjesin e kësaj të hëne, polumbarët arritën të gjenin trupin e pajetë të peshkatarit tjetër të mbytur një ditë më parë në Pogradec. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:00 të së dielës, në fshatin Bradomirë. Dy peshkatarët, 50-vjeçari Arben Pupa dhe 56-vjeçari Ramazan Kojtari u mbytën në një rezervuar.

Banorët e zonës arritën të nxirrnin nga uji trupin e Arben Pupës, ndërsa polumbarët e nisur nga Tirana pavarësisht përpjekjeve nuk mundën të gjenin viktimën e dytë.

Ata ndërprenë kërkimet për shkak të errësirës për t’i rifilluar mëngjesin e kësaj të hëne. Dyshohet se varka e dy peshkatarëve u përmbys dhe viktimat nuk mundën të shpëtonin.

/tvklan.al