Pak orë nga derbi dhe me eliminimin në Europa League, në klubin e Interit po përjetohet një atmosferë e pazakontë. Që prej pezullimit të Icardit, heqjes atij të shiritit të kapitenit, asgjë nuk është më njësoj. Mediat italiane i referohen burimeve brenda zikaltërve që flasin për një ballkanizim të klubit milanez, një përçarje me ngjyra urrejtjeje që duket se është në fazë të avancuar dhe të pakthyeshme.

Dhoma e zhveshjes është e ndarë në tre grupe: italianë, amerikanojugorë dhe sllavë. Marrëdhëniet e Icardit janë të mira me të gjithë veç Perisiç, Brozoviç e Handanoviç. Aspak marrëdhënie me trajnerin. Sipas mediave Icardi ishte mërzitur me teknikun për shkak të tonit të përdorur prej tij duke kritikuar shokët e skuadrës.

Më herët Spalletti kish kërkuar që të shitej Icardi dhe të mbahej Perisiç. Ky i fundit i kish dhënë ultimatum klubit, o mua o Icardin. Ky duket se ishte momenti kur u ndez fitili që shpërtheu bombën, efektin e së cilës Inter po e vuan ende.

Icardi gjithsesi ka publikuar një foto në Instagram ku duket qartë shiriti i kapitenit. Argjentinasi tregon në këtë mënyrë edhe një herë se është i gatshëm për tu rikthyer madje menjëherë në derbi me Milanin.

Por kjo fofo mund të ketë lidhje edhe me zërat se nëse Inter humb do të shkarkohet Spaletti dhe në vend të tij do të vijë ish futbollisti argjentinas i këtij klubi, Esteban Cambiasso. Derbi ndaj Milanit do të vendosë shumë në klubin zikaltër.

Tv Klan