Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 personave të tjerë.

Ata janë Juxhin Kulla banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; Vasfi Bedulla banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”; Teodor Grazhdani banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./tvklan.al