Policia vë në pranga një 22-vjeçar

Një 22-vjeçar dyshohet se është personi që më datë 9 Dhjetor i vuri flakët pemës së Krishtlindjes në oborrin e Kryeministrisë, gjatë protestës së mbajtur për vrasjen nga një efektiv i policisë, të 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Policia e Tiranës njoftoi këtë të mërkurë arrestimin e të riut të identifikuar me iniciale O.Xh.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve”, thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al