WhatsApp, aplikacioni i komunikimit më i përdorur në shumë vende të botës, do të sjellë disa ndryshime për përdoruesit e tij në Apple. Karakteristikat e reja janë zbuluar në versionin “Beta” të aplikacionit dhe duket se do të shtohen në përditësimin e fundit, në sistemin iOS.

Disa prej risive që të gjithë po presin janë vendosja e “stickers” mbi foto, video dhe GIF. Gjithashtu do të shtohet një opsion për përgjigje private në grupet e aplikacionit.

Në përditësimin e ri, përdoruesit e WhatsApp do të kenë mundësinë për të zgjedhur çdo emoji për t’i vendosur mbi fotot dhe videot e tyre. Nëse deri tani mund të dërgonit vetëm një “Sticker” për rresht në chat, në versionin e ri do të grupohen, duke mos lënë hapësira boshe.

Grupet do bëhen edhe më tepër interesante, pasi mjafton të mbani shtypur mesazhin të cilit doni t’i përgjigjeni dhe mundësia

“reply privately”

do të shfaqet duke kaluar në një chat privat, direkt nga grupi.

Nëse telefoni juaj ka teknologjinë e prekjes 3D të iPhone mund të shikoni “fshehurazi” statuset e kontakteve tuaja, pa i njoftuar ata se ju i keni parë, thjesht duke bërë një “preview”.  Për të gjitha këto risi duhet të prisni edhe pak, sepse nuk është njoftuar asnjë datë se kur do të publikohet versioni 2.19.10 në AppStore./tvklan.al