Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë. Mediat vendase raportojnë se një 30-vjeçar në Prizren ka therur me thikë babanë e tij.

Nga policia bëhet me dije se një qytetar ka njoftuar efektit se në lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” në një familje ka dëgjuar sherr dhe kishte parë se djali po sulmonte prindërit.

Pas njoftimit policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeçar i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë.

Si pasojë e plagëve të marra babai rreth 50 vjeçar ka ndërruar jetë. Tashmë 30-vjeçari është arrestuar dhe do përballet me akuzat në gjykatë./tvklan.al