96 personat në bord ishin ushtarë të sapodiplomuar që po dërgoheshin  për të luftuar militantët islamikë

Ka arritur në 50 bilanci i viktimave si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të Forcave Ajrore në Jug të Filipineve. Dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aeroplani ushtarak C-130 po transportonte trupa nga Cagayan de Oro, në Mindanao, në provincën Sulu kur humbi pistën në ishullin Jolo. Autoritetet filipine urdhëruan një hetim të detajuar mbi rrëzimin e aeroplanit.

Disa pasagjerë u hodhën disa sekonda para se avioni të rrëzohej dhe të shpërthente në flakë. Avioni, që mbante trupa të sapodiplomuar ishin në mesin e përforcimeve të dërguara për të luftuar militantët islamikë.

Viktimat përfshijnë kryesisht anëtarë të personelit ushtarak, por edhe tre civilë. Një zëdhënës i forcave të armatosura të Filipineve tha se autoritetet janë duke kërkuar regjistruesin e të dhënave të fluturimit, për të zbuluar shkakun e incidentit.

Gjenerali Edgard Arevalo tha se nuk ka shenja për ndonjë sulm kundër aeroplanit. Aeroplani, i cili më herët ishte në shërbim me forcën ajrore amerikane, iu dorëzua Filipineve në muajin Janar.

Klan News