Ish-të përndjekurit: Memorial për 6 mijë të zhdukurit

Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve politikë të Shqipërisë, në 50 vjetorin e revoltës së Spaçit, kërkon nga Kuvendi që të shpallë një ditë kombëtare të Kujtesës. Ndër kërkesat e tjera, është ngritja e një memoriali në nderim të 6000 të zhdukurve në diktaturë në Tiranë dhe shpallja e burgut të Burrelit, muze i zhdukjes së intelektualëve.

Demir Pojani, është një nga dëshmitarët e revoltës së Spaçit të 21 majit 1973, e na tregon se si lindi dhe efektin e vetëm pozitiv që kjo ngjarje gjatë regjimit komunist. Që 24 vjeç u dënua me akuzën e agjitacionit dhe propagandës, ndërsa rrëfen disa nga vuajtjet në Spaç ku vuajti 21 vite burgim.

Historitë e dhunës dhe përndjekjes në Komunizëm, për Demirin nuk kanë fund e nuk mjafton koha për t’i rrëfyer, ndonëse ai thotë se të gjithë institucionet duhet të ndërgjegjësohen për këtë periudhë të errët.

Tv Klan