Një grua 58-vjeçare thotë se ajo është ngacmuar edhe nga djem shumë më të rinj se ajo në moshë. Maggie Chruścickam ka një fizik shumë të mirë dhe forma elegante. Por si e ka arritur këtë gjë? Ajo thotë se sekreti i saj është palestra dhe ushtrimet stërvitore. Maggie ka filluar palestrën 18 vite më parë.

Pasi mbushi 40 vjeç, filloi të bënte vrap 5 herë në javë, luante tenis, bënte joga, ski dhe not. Kuptoi që ushtrimet fizike kishin ndikim pozitiv në gjendjen e saj shpirtërore kështu që vazhdoi të bënte aktivitete të ndryshme sportive.

58-vjeçarja nga Polonia tani stërvitet 5 deri në 6 herë në javë nga 2 orë në ditë dhe ha ushqime me proteina. Mund të ngrejë pesha deri në 70 kg dhe thotë se ndihet më seksi se kurrë.

“Vura re se sporti të bën mirë edhe për gjendjen mendore. Ndihmon për të menaxhuar stresin dhe më bën më të lumtur. Kam trajner personal dhe stërvitem 5 deri në 6 herë në javë për rreth 2 orë. Gjëja që më pëlqen më shumë nga palestra është trupi im seksi”, thotë 58-vjeçarja e cila tregon gjithashtu se modelingu është një tjetër pasion që ajo ka. /tvklan.al