Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 8 personave:

Aurela Doksani (Rronja) banuese në Fier, e dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Selfo Driza, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Mario Aliaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Llambro Dako, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;

Arbjon Aliko, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, në pesë raste;

Shpëtim Kolgjini, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Myrvet Balliu, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Sabri Sopoti, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./tvklan.al