Mjekët: Po kalohet me shenja të lehta si grip

Pas hapjes totale, Britania po regjistron shifra të larta infektimesh me Covid-19. Por mjekët shqiptarë në Angli thonë se afro 99% e rasteve janë infektime me mutacionin Delta për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit.

“99% janë me variantin indian. Është një variant me një sëmundshmëri shumë të ulët”

Mjeku Adrian Fandi thotë se ky variant po shfaqet me një sëmundshmëri më të ulët se gripi.

“Është si një grip i lehtë. Gripi ka më shumë pasoja. Boris Johnson e ka vendosur si një sëmundje që do e kalojnë të gjithë”.

Prej kësaj të hëne Anglia ka hequr të gjitha masat anti-Covid. Maska nuk është më e detyrueshme, ndërsa qytetarët lejohen të frekuentojnë lokalet e natës.

Tv Klan