Rrezikon grupet e Champions

Kanë kaluar vetëm pak muaj që nga koha kur Ajax ishte rikthyer fuqishëm në arenën europiane dhe bënte të dridheshin skuadra si Real Madrid, Juventus,  Bayern Munich,  apo Tettenham.

Me sa duket në një kohë kaq të shkurtër holandezët e kanë humbur shkëlqimin e tyre, sigurisht të kushtëzuar edhe nga largimet e Frankie De Jong apo Mettis De Light.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Ten Hag po has shumë vështirësi për tu kualifikuar në fazën e grupeve të Champions League. Pasi siguruan fazën e play-off mes shumë vështirësive përballë PAOK, tulipanët nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në fushën e qipriotëve të Apoel Niccosia.

Ten Hag me sa duket nuk po mundet që të gjejë formulën e suksesit këtë vit dhe skuadra tashmë nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në fazën e grupeve të ligës së kampionëve, ku një vit më parë shihe si surpriza që edhe mund të ngrinte lart trofeun.

Në takimet e tjera të luajtur mbrëmjen e djeshme Slavia Prague mposhti 1-0 në transfertë Cluj. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Club Brugge përballë austriakeve te Linz.

Tv Klan