Një i ri është aksidentuar pasditen e kësaj të diele rreth orës 18:50, në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit, në  vendin e quajtur “Akullorja”.

Sipas njoftimit të policisë drejtuesi i automjetit me inicialet A.L., 48 vjeç ,duke drejtuar makinën e tij ka aksidentuar këmbësorin M.Ll, 23 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat dhe po merret në pyetje.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

/tvklan.al