Ish-gruaja e tij shpenzon 200 mijë dollarë në muaj për rroba

Avokati i aktorit të njohur amerikan Robert De Niro ka deklaruar se divorci i vështirë i ish-yllit të ekranit me Grace Hightower i ka mbaruar të gjitha paratë.

Gjykata ka vendosur më herët se ish-gruaja e tij duhet të përfitojë 1 milionë dollarë në vit dhe se çifti duhet të ndajnë paratë e shitjes së shtëpisë së tyre me vlerë rreth 20 milionë dollarë. Por beteja e divorcit e nisur prej Dhjetorit 2018 ende nuk duket se do të marrë fund.

Fillimisht dyshja luftonte për kujdestarinë e fëmijës së tyre 9-vjeçar, por tashmë qendrën e skenës e kanë marrë argumentet për paratë dhe pronat. Avokati i De Niros thotë se Hightower shpenzonte një mesatare mujore prej 215,000 dollarësh nga kartat e kreditit, dhe rreth 160,000 dollarës para të thata.

Disa muaj më herët De Niro fitoi 5 milionë dollarë nga roli në filmin e regjizorit Martin Scorsese “The Irishman” (Irlandezi). Por Hightower pretendon se pasuria e De Niro është diku te 500 milionë dollarë. Avokati i De Niro thotë se stili ekstravagant i jetesës së ish-gruas ishte  faji i ndarjes së tyre.

Klan News