Aktori amerikan Ben Affleck në një intervistë për New York Times ka treguar se divorci me ish-bashkëshorten Jennifer Garner ka qenë gjëja për të cilën është penduar më shumë në jetë.

Ai ka deklaruar se e ka pasur të vështirë që ta pranonte këtë gjë. Affleck ka pranuar se ishte shkaktar për divorcin, por në atë kohë, alkooli nuk e lejonte të reflektonte.

Nuk është e shëndetshme që të fiksohem pas dështimeve të mia, por sigurisht kam bërë gabime. Duhet të ngrihesh, të mësosh prej tyre dhe të përpiqesh sërish, është shprehur aktori.

Në intervistat e mëparshme Ben ka treguar se Jennifer është një nënë e mrekullueshme dhe për fëmijët e tij. Dyshja i dha fund martesës në vitin 2018.

Klan Plus