Aktorja Judi Dench ka dalë kundër të gjithëve madje dhe kolegeve të saja femra, duke mbrojtur Kevin Spacey dhe Harvey Weinstein, të cilët akuzohen për sulme seksuale. Judi është shprehur se njerëzit duhet të vlerësojnë punën që aktori dhe producenti kanë bërë ndër vite, duke ndarë artin nga personi.

Dench madje tha se nuk beson se të gjitha akuzat janë të vërteta, ku midis tyre janë dhe ato të aktores Angelina Jolie dhe Gwyneth Paltrow. Në një intervistë për revistën britanike “Radio Times”, ajo tha se si Weinstein dhe Spacey kanë kontribuar në kinematografi, duke dhuruar disa prej filmave më të mirë të Hollywood, prandaj nuk u duhet mohuar talenti që ata kanë.

84-vjeçarja ka një lidhje të veçantë më të dy, pasi falë Weinstein ajo mori çmimin “Oscar” si aktorja më e mirë mbështetëse në filmin Sheakspeare in Love, të cilin e ka realizuar producenti. Ndërsa Kevin Spacey, iu gjend pranë në ditët më të vështira, ku bashkëshorti i aktores u nda nga jeta në 2001. Epo miqtë në ditë të vështira duken.

Klan Plus