Rama, shkaktari i vetëm i revoltës e zemërimit

Akuzave të Kryeministrit Edi Rama, që bën përgjegjës presidentin e opozitën për protestat e dhunshme të ditëve të fundit të vendin tonë, u është përgjigjur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi thotë se shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve, janë keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7-vjeçare e Edi Ramës.

Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të  fajësuar PD për 7 vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij. Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7 vjecare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve, shprehet Bardhi./tvklan.al