Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të premte në rrugën “Muharrem Gura” në Tiranë.

Zjarri ra në apartamentin e qytetarit me iniciale I.P. rreth orës 11:05. Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilët bënë të mundur evakuimin e të gjithë banorëve të pallatit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /tvklan.al