Ari Alinani u paraqit i fashuar dhe nën masa të larta sigurie në Gjykatën e Fierit.

Siç shihet nga pamjet, ai ka marrë një plumb në krah, në atentatin e organizuar të dielën kundër mikut të tij Nelgert Pata, i cili mbeti i vrarë.

Gjykata e Fierit vlerësoi si të ligjshëm ndalimin tij, duke caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Mbi 39 – vjeçarin rëndon akuza e veprimeve që pëngojnë zbulimin e së vërtetës.

Alinani tha se nuk kishte mundur t’i shihte dy personat që qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Ai u shpreh para togave të zeza se kishte ikur me vrap menjëherë pas të shtënave.

Për Prokurorinë dhe Policinë e Fierit, Ari Alinani nuk ka dhënë një dëshmi bindëse mbi njohjen me viktimën si dhe marrëdhëniet që kishte me të.

Nelgert Pata u ekzekutua të dielën në Fier, në afërsi të hotelit ku qëndronte, nga dy persona të cilët i ngritën pritë menjëherë pasi ai doli nga hoteli ku qëndroi tre ditët e fundit të jetës. Në timonin e makinës ku ndodhej Pata ishte Alinani, i cili u prek vetëm nga një plumb.

Ngjarja dyshohet të ketë motiv hakmarrjen për vrasjen e Elton Çicos në muajin Maj, në një lokal në zonën e ish – Bllokut në Tiranë.

Tv Klan