Konkursi për dizenjimin e maskotit të Bashkimit Europian tani e ka një fitues, ambasadori i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë Helmuth Lohan, në kuadër të javës së Europës shpalli fituese maskot idenë e Esli Kodrës, duke e cilësuar atë si përmbushëse të ideve europiane.

Helmuth Lohan: “Maskoti fitues tregon një vajzë të vogël që udhëhiqet nga ylli në kokë dhe yjet e saj në fustanin që ka ngjyrat e BE. Është në aktivitet të përhershëm, përherë në lëvizje dhe gjithë kjo na bën të mendojmë se janë në përpjekje për të hyrë në Europë.”

Esli Kodra: “Doja të prezantoja dizenjimin e maskotit europian në Shqipëri, domethënë si mund të jenë fëmijët në ardhmen në BE.”

Maskot-ideja fituese do të përdoret si simbol dhe karakter kryesor në të gjithë fushatën informuese dhe aktivitetet, delegacionet  të KE në Shqipëri kushtuar fëmijëve dhe të rinjve. Çmimi i parë u vlerësua më 4 mijë euro, ndërsa çmimi i dytë dhe i tretë nga 500 euro. /tvklan.al