Tensionohet më tej beteja për pushtet në Turqi mes kemalistëve dhe forcave pro fetare.

Ndërsa partia e kryeministrit, Rexhep Taip Erdogan, rrezikon të shpallet e paligjshme pasi akuzohet se po përpiqet të ndërtojë një shtet fetar në vend ka shpërthyer një valë arrestimesh.

Dy ish-gjeneralë të lartë u arrestuan pasi akuzuan për organizimin e një grushti ushtarak, ndërsa për të njëjtën akuzë vetëm pak ditë më parë u arrestuan edhe 21 persona përfshirë disa gazetarë.

Opozita ka kritikuar qeverinë e Rexhep Taip Erdogan, se po përdor metoda të njëjta të Hitlerit dhe Stalinit.

Për analistët durimi i ushtrisë po prek caqe të rrezikshme, ndërsa dyshohet se pas sulmit ndaj qeverisë qëndrojnë udhëheqësit më të lartë të ushtrisë.

Nëse në Gusht gjykata kushtetuese vendos në favor të prokurorisë 71 anëtarë të partisë AK, përfshirë edhe kryeministri Erdogan, shpallen të paligjshëm një gjë e tillë do e çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Një skenar i pranueshëm po të përjashtohet mundësia e përshkallëzimit të tensionit mes forcave islamike dhe kemalistëve.

Në 50 vitet e fundit në Turqi janë organizuar me sukses katër grushte shteti./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle