Lufta mes Byrosë Shqiptare të Sigurimit dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tashmë ka marrë një tjetër dimension. Prej vitesh Byroja e Sigurimit nuk zbaton vendimet e AMF-së për të paguar personat e dëmtuar fizikisht, përfshirë dhe ata që kanë vendime gjykatash për kompensim financiar duke zgjatur procedurat.

Në një mbledhje të fundit të bordit drejtues të AMF-së, është marrë vendimi për të gjobitur 3 shoqëri sigurimi, ndërsa në një tjetër bordi ka vendosur për të rritur me 1.8 milionë Dollarë fondin për kompensimin e të dëmtuarve në aksidente nga viti 2014 e në vazhdim.

Përveç kësaj, AMF ka vendosur që të veprojë vetë në rastin Byroja e Sigurimit nuk shpërndan praktikat e dëmeve të fondit të kompensimit te shoqëritë e sigurimit. Në rastin që dërgesa e kësaj praktike do të vonohet më shumë se 7 ditë, vendimi kompanisë së sigurimit do t’i dërgohet nga AMF.

Fondi i Kompensimit përveç borxheve të akumuluara në vite, ka krijuar detyrime të reja në masën e 4 milionë Dollarëve edhe në fund të vitit që shkoi.

Tv Klan