“Personat e kallëzuar të përgjigjen përballë ligjit”

Aleanca për mbrojtjen e teatrit ka protestuar paraditen e së enjtes përballë SPAK, duke pretenduar se ky institucion nuk po kryen asnjë hetim pas shembjes së teatrit.

Sipas përfaqësueseve të kësaj lëvizje, SPAK nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret dhe asnjë vendim për personat e akuzuar dhe vendosjen e tyre përpara drejtësisë.

Janë të paktën 6 kallëzime që janë referuar në prokurori nga AMT ndaj zyrtarëve të lartë, që sipas tyre janë të dyshuar për disa vepra penale, nga shpërdorimi i detyrës, korrupsion, deri tek vrasja e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.

TV Klan