Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në takimet në Zagreb me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Gjatë takimeve u konfirmua bashkëpunimi në frymën e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

I pyetur nga mediat kroate se cili është qëndrimi shqiptar për anëtarësimin në BE, nisur dhe nga situata e Maqedonisë së Veriut me këtë proces Hasani tha.

“Ne do të vazhdojmë të kryejmë reformat sikur të anëtarësohemi nesër në BE. Gjykojmë se duhet të bëjmë maksimumin që i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian. Do të mbështesim forcat politike evropiane, të cilat, si në rastin e Maqedonisë së Veriut janë thirrur në zgjedhje. E ardhmja e rajonit tonë është BE dhe në këtë vizion kemi mbështetjen e vendeve anëtare të BE, me në krye Kroacinë.”

Hasani tha se Shqipëria do të vë në praktikë njohuritë e Kroacisë në negociatat e anëtarësimit ne BE.

Sipas kryediplomatit shqiptar Kroacia është shembull pozitiv dhe shtytës i arritjes së qëllimit të anëtarësimit në BE në një kohë të shkurtër.

Klan News