Në Myzeqe këtë vit është ulur ndjeshëm sipërfaqja e mbjellë me grurë. Sipas specialistëve në rënien e interesit këtë sezon ka ndikuar mbështetja, pasi një vit më parë kultivimi u nxit nga skema e subvencionit për grurin.

“Sipërfaqja e këtij viti në krahasim me vitin e kaluar është në rënie pasi vjet qe edhe skema që stimuloi mbjelljen masive të grurit, por besoj se nuk do të ketë një shtim të sipërfaqes pasi fermerët janë të përqëndruar në frutikulturë, në ullishte, por edhe në perime. Aty ku shikojnë interesin e tyre.”  

Nuk ka rënë vetëm sipërfaqja e mbjellë, por edhe rendimenti. Në këtë ka ndikuar ndryshimi i klimës dhe rritja e temperaturave.

“Lagështira e shpeshtë filloj pastaj në fundin e Marsit dhe në Prill që dha efekt negativ kryesisht në shfaqjen e ndryshqeve dhe të hireve dhe filloj edhe shpërthimi i barërave të këqija gjë e cila e dha reflektimin gjatë korjes ku nuk patëm rendimentin atje ku pritej në disa varietete dhe disa parcela.”

“Një arsye janë edhe kushtet klimaterike sidomos në peiudhën gjatë muajit shkurt ku temperaturat çuditërisht arritën edhe mbi 25 gradë Celsius në një kohë kur në këtë periudhë kërkesat biologjike të grurit janë jo më shumë se 25 gradë.”   

Sipas specialistëve të bujqësisë, në rënien e rendimentin nuk ka ndikuar fara pasi fermerët po i qëndrojnë besnikë farës autoktone shqiptare.

“Farat autoktone në njëfarë mënyre janë në konkurencë të lirë me farat e importit dhe përgjithësisht ka një lloj tradite në këtë pikë pasi shumë fermerë marrin farat tona. Në njëfarë mënyre vazhdojnë të jenë simpatizantë të farave tona, në rradhë të parë se ata janë të kënaqur me rendimentin.”  

Në këtë periudhë është korrur mbi 75 përqind e sipërfaqeve të mbjella ndërsa fermerët kanë frikën se çmimi do të jetë i ulët duke mos përballuar as kostot e prodhimit.

Klan News