Antibiotikët gjatë shtatzënisë ndikojnë negativisht në shëndetin e bebes. Sipas një studimi të Universitetit College i Londrës, rezulton se marrja e tyre, veçanërisht gjatë 3 muajve të parë të shtatzënisë, mund të shkaktojnë keqformime dhe probleme të lindura tek fëmija.

Edhe studime të tjera të mëparshme kishin hedhur dyshimet mbi rrezikshmërinë e përdorimit të antibiotikëve, por në punën kërkimore ku janë përfshirë rreth 105 mijë fëmijë të lindur në Britaninë e Madhe, mes viteve 1990-2016, kjo lidhje është mjaft e dukshme.

Janë kryesisht antibiotikë si eritromicina, claritromicina, të klasës së macrolideve, që ndikojnë më negativisht dhe që përdoren për infeksionet bakteriale gjatë shtatzënisë.

Nga statistikat del në pah se në çdo 1 000 raste, 28 fëmijë paraqiten me problem të lindura, edhe kardiake, kur nënat kanë përdorur nga këto antibiotikë gjatë trimestrit të parë të shtatzënisë. Ndërsa kush si alternativë ka përdorur penicilinë, rastet janë 18 në çdo 11 mijë të lindur.

Autorët e studimit thonë se pavarësisht se ky është një vrojtim, rezultatet janë mjaft domethënëse dhe sugjerojnë që mjekët të konsiderojnë këto statistika për të dhënë receta me antibiotikë të tjerë që mund të jenë alternativë e mundshme e klasës së macrolideve.

Klan Plus